20:40 / 03.02.2023
Ronaldo gjen golin e parë në kampionatin arab
Uran Krasniqi/RTKLive
Cristiano Ronaldo ka gjetur golin në Arabinë Saudite. Ai ka realizuar të premten golin e tij të parë për Al Nassr për të nxjerrë një barazim 2-2 kundër Al Fateh.
Kapiteni i Portugalisë, i cili u transferua në Arabinë Saudite si lojtar i lirë pasi kontrata e tij me Manchester United u shkëput me pëlqim reciprok, e hapi llogarinë e tij të golave me një penallti në stadiumin "Prince Abdullah bin Jalawi Sports City".
Ronaldo kishte shënuar dy herë për Riyadh All-Stars në një barazim miqësor 5-4 muajin e kaluar kundër një skuadre të Paris Saint-Germain, ku ishin edhe Lionel Messi e Kylian Mbappe.