10:08 / 04.02.2023
Emocionet e futbollit rikthehen me ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës
F.Bytyqi/RTKLive
Futbolli kosovar rikthehet këtë vikend me ndeshjet e javës së 1/8 së finales së Kupës.
Ky rreth i garave nis sot me katër ndeshjet e para, derisa katër sfidat tjera luhen të dielën pasdite.
Prishtina-Dukagjini është kryendeshja e këtij rrethi, duel ky që luhet në stadiumin ‘Sami Kelmendi’ në Lipjan, e që drejtohet nga gjyqtari me stemë të FIFA-s, Visar Kastrati.
Këto janë çiftet e këtij rrethi:
























