Distria Krasniqi e artë në Paris
BKT
Sport

Distria Krasniqi e artë në Paris

F.Bytyqi/RTKLive

(E plotësuar) Xhudistja Distria Krasniqi i sjellë edhe një medalje Kosovës.

Distria ka fituar medaljen e artë në Grand Prix në Paris, në një nga turnet më të mëdha të xhudos.

Krasniqi në duelin final ‘rrahu’ xhudisten hungareze Rekka Pupp në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Xhudistja jonë tregojë performacë të lartë jo vetëm në duelin final, por edhe në gjitha duelet që ajo sot i zhvillojë në Paris.

Distria mirë e nisin finalen kundër hungareze, duke dominuar në ‘tapet’, duke krijuar epërsinë të cilën e ruajti deri në fund të kësaj sfidë.

Distria në finalen e madhe të Parisit

(E plotësuar) Distria në finalen e madhe të Parisit Distria Krasniqi ka kaluar në finale të Grand Prixit në Paris.

Në gjysmëfinalen e kategorisë deri në 52 kilogramë, xhudistja kosovare mposhti francezen, Amandine Bucharsld.

Distria në këtë përballje fitoi me dy uazari, përkatësisht me Ippon.

Kështu, Distria Krasniqi tashmë e ka siguruar medaljen e argjendtë, teksa tani synon të artën.

Distria mund Lkhagvasuren, kalon në gjysmëfinale e Parisit

Xhudistja jonë Distria Krasniqi është në rrugë të mirë që të rrembjë medalje në Grand Slamin e Parisit.

Krasniqi ka kaluar në gjysmëfinalen e këtij turneu të madh pasi që në çerekfinale mposhti Sosorbaram Lkhagvasuren nga Mongolia.

Ndërkaq, xhudistja tjetër nga Kosova, Laura Fazliu, pësoi humbje në raundin e tretë në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Ajo u mposht nga kanadezja, Catherine Beuchemin-Pinard.