Wolves i jep leksion Liverpoolit, s’gabon United
F.Bytyqi/RTKLive
Wolves i ka dhënë leksion Liverpoolit, duke e mundur 3-0, në kuadër të javës së 22-të në Premier League.
Skuadra e Jurgen Klopp assesi nuk po ia del të këndellet këtë sezon të garave. Wolves është treguar ekip shumë i fortë në duel me ‘The Reds’, duke arkëtuar tri pikë tejet të rëndësishme.
Matip (6’, autogol), Dawson (12’) dhe Neves (71’), shënuan për fitoren e Wolves e cila tani ka 20 pikë në vendin e 15-të, kurse, Liverpool mbetet në pozitën e dhjetë me 29 pikë.
Tri pikë tejet të rëndësishme i ka marrë edhe Manchester United që në ‘Old Trafford), mposhti Crystal Palace, me rezultat 2-1.
Fernandes (7’) nga penalltia dhe Rashford (63’), u përkujdesën për fitoren e ‘Djajve të Kuq’, derisa golin e vetëm për skuadrën mike e realizoi Schlupp (76’).
Pas kësaj fitore, United renditet e treta me 42 pikë, kurse, Palace zë vendin e 12-të me 24 pikë të grumbulluar.























