23:22 / 04.02.2023
Çeku: Flamuri ynë përsëri i pari
E.Hoti/ RTKlive
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka uruar xhudisten Distria Krasniqi, e cila mori medalje të artë në Grand Slamin e xhudos në Paris.
Ministri Çeku ka thënë se sportistet tona, me angazhimin e tyre po japin shembull për fëmijët e të rinjtë e vendit.
Përmes një postimi në Facebook, Çeku i ka uruar Distrias dhe xhudisteve të tjera shumë suksese në këtë garë.
Ndryshe Krasniqi në duelin final mundi sot xhudisten hungareze Rekka Pupp në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Xhudistja jonë tregojë performacë të lartë jo vetëm në duelin final, por edhe në gjitha duelet që ajo sot i zhvillojë në Paris.























