11:46 / 05.02.2023
Eliminohet Loriana Kuka
F.Bytyqi /RTKLive
Xhudistja jonë Loriana Kuka është eliminuar nga Grand Slami i Parisit.
Kuka e ka mbyll këtë garë në rundin e dytë pasi u mund nga francezja Chloe Buttigieg me një waza-ari.
Kujtojmë se dje Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në Paris, duke shfaqu performancë të shkëlqyer.
Në Grand Slamin e Parisit garuan edhe Flaka Loxha në kategorinë deri në 57 kilogramë dhe Laura Fazliu në kategorinë deri në 63 kilogramë.























