Mallorca e Muriqit trondit Realin, i bën favor Barcelonës
Sport

Mallorca e Muriqit trondit Realin, i bën favor Barcelonës

F.Bytyqi /RTKLive

Mallorca e ka mposhtur Real Madridin, me rezultat 1-0, sot në kuadër të La Ligës.

‘Los Blancos’ kanë bërë një hap prapa në garën për kreun e tabelës pas disfatës kundër Mallorcas.

Në një ndeshje mjaft interesante, Mallorca e Vedat Muriqit mundi madrilenët me autogolin e Nacho (13’), edhe pse fillimisht goli shkoi në adresë të Muriqit, mirëpo, pas analizave e video incizimeve, goli iu hiq kosovarit dhe u regjistrua autogol i Nacho-s.

Muriqi bëri paraqitje jashtëzakonisht të mirë dhe ishte ndër më të mirët në terren.

Skuadra e Carlo Ancelottit bëri presion të madh në drejtim të portës së Mallorcas, sidomos në fraksionin e dytë të ndeshjes, madje, Asensio nuk ia doli të shënojë as një pika e bardhë goditjen e të cilit e priti ‘gardiani’ i Mallorcas.

Pas kësaj humbje, Reali mbetet në kuotën e 45 pikëve, pesë me pak se lideri i tabelës, Barcelona e cila sonte luan kundër Sevillas, kurse, Mallorca renditet e dhjeta me 28 pikë të tubuara. 


MË SHUME NGA Sport