10:49 / 06.02.2023
Marquinhos do të nënshkruajë kontratë të re me PSG
B. H. / RTKlive
Mbrojtësi brazilian Marquinhos do të vazhdojë kontratën me Paris Saint-Germain. “Lequip” raporton se futbollisti i Kombëtares së Brazilit do të zgjasë besnikërinë ndaj klubit deri në vitin 2027.
Marquinhos është te PSG që nga viti 2013, kur u bashkua nga Roma. Qendërmbrojtësi prej 10 sezonesh ka veshur fanellën e parisienëve dhe është kapiteni i parë i skuadrës.
Presidenti i gjigantit francez, Nasser Al-Khelaifi, shpreson që Marquinhos ta përfundojë karrierën në “Parc de Princes”.
Në sezonin aktual, Marquinhos luajti 21 ndeshje dhe shënoi dy gola në Ligue 1.























