Katërmbëdhjetë futbollistë shqiptarë luajnë në Superligën turke
atsh
Vitet e fundit, shumë futbollistë shqiptarë kanë filluar të tregojnë cilësitë e tyre në Superligën turke, ndërsa me sukseset e tyre arritën të tërheqin vëmendjen e futbollit turk tek lojtarët shqiptarë.
Sipas informacioneve të përpiluar nga AA, nga faqja e internetit të të dhënave të futbollit “Transfermarkt”, nga lojtarët shqiptarë, pjesë e ligës elitare të futbollit turk aktualisht janë 14 futbollistë.
Transferimi i fundit i një futbollisti shqiptar ndodhi gjatë merkatos dimërore, ku futbollisti belg me origjinë shqiptare nga Kosova, Adnan Januzaj, u transferua tek kampioni i Superligës i sezonit 2019/20, Medipol Basaksehir.
Ai u së fundmi luante për klubin spanjoll, Sevilla.
Futbollisti 27-vjeçar do të qëndrojë tek klubi i Stambollit, në huazim deri në fund të sezonit 2022/23.
Tri klubet e mëdha të Superligës turke kanë të paktën një shqiptar
Galatasaray, themeluesi i të cilit gjithashtu ka qenë shqiptar, Ali Sami Yen (Ali Sami Frashëri), i biri i Shemseddin Sami Frashërit, njërit prej figurave më të rëndësishme të letërsisë shqipe dhe asaj turke, në fillim të këtij sezoni e huazoi nga klubi anglez Norwich, futbollistin kosovar Milot Rashica.
Rashica, deri më tani me Galatasarayn në 18 ndeshje ka shënuar tre gola dhe tre asiste.
Fenerbahçe, një ekip tjetër nga qyteti i Stambollit, në fillim të sezonit huazoi futbollistin shqiptar të kombëtares së Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski, nga ekipi i Arabisë Saudite, Al-Ahli.
Alioski, në 20 ndeshje për Fenerbahçen ka shënuar një gol dhe dy asiste.
Ndërkaq, futbollistin gjerman me origjinë shqiptare, Mërgim Berisha, e dërgoi në huazim tek klubi i Bundesligës gjermane, Augsburg.
Ndërkaq, Besar Gudjufi nga Shkupi është pjesë e skuadrës së moshës nën 19 vjeç të Beshiktashit.
Edhe Trabzonspor, kampioni i fundit i Superligës turke, në skuadër ka një futbollist shqiptar. Mesfushori 27-vjeçar i kombëtares së Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi, iu bashkua klubit të Detit të Zi në fillim të sezonit nga skuadra spanjolle Levante. Ai deri më tani në 27 ndeshje për Trabzonsporin ka shënuar 5 gola.
Më së shumti shqiptarë në Istanbulspor
Klubi turk që dallohet në mesin e klubeve të tjera është Istanbulspor, pasi në skuadër i ka katër futbollistë shqiptarë.
Eduart Rroca, i cili gjendet në klub që nga viti 2020, për klubin ka luajtur në 66 ndeshje, ka shënuar 16 gola dhe 15 asistime, këtu përfshirë edhe ndeshjet në ligën e nivelit të dytë të futbollit turk si dhe në Kupën e Turqisë.
Një tjetër futbollist shqiptar i Istanbulspor-it është Valon Ethemi i kombëtares së Maqedonisë së Veriut. Ethemi iu bashkua Istanbulsporit në vitin 2021, ndërsa ka shënuar 8 gola dhe 3 asistime në 22 ndeshje.
Kosovari Jetmir Topalli gjithashtu iu bashkua Istanbulsporit në vitin 2021. Ai këtë sezon në 22 ndeshje shënoi gjashtë gola dhe dy asiste.
Sidrit Guri, i cili u bë pjesë e skuadrës gjatë merkatos dimërore, erdhi nga Shkëndija e Tetovës.
Kristal Abazaj, nga ana tjetër, i cili luajti dy vite në Istanbulspor, u transferua në KF Tirana.
Klubet e tjera
Gjithashtu, 5 klube të tjera të ligës elitare të futbollit turk, në skuadrat e tyre kanë 6 futbollistë shqiptarë.
Dy klube të Istanbul-it, Kasimpashas dhe Hangikredi Umraniyespor, kanë nga një futbollist, respektivisht Florent Hadergjonaj dhe Ermir Lenjani.
Hadergjonaj fillimisht iu bashku Kasimpashas në vitin 2020 nën huazim, ndërsa pastaj arriti një kontratë 3-vjeçare që do të përfundojë në fund të këtij sezoni.
Lenjani, nga ana tjetër, iu bashkua Umraniyesporit në fillim të këtij sezoni nga klubi zviceran Grasshoppers.
Konyaspor në skuadrën e saj e ka futbollistin e kombëtares shqiptare, Endri Çekiçi, si dhe Sokol Cikalleshin të cilin e ka huazuar tek klubi saudit Khaleej.
Ndërkaq, kosovari Zymer Bytyqi, i cili deri më tani ishte pjesë e skuadrës Konyaspor, gjatë merkatos dimërore u transferua tek klubi grek Olympiakos.
Antalyaspor në skuadër ka dy futbollistë, Admir Mehmedi dhe Amar Gerxhaliu, kurse Gaziantep FK Valmir Veliun.