23:19 / 06.02.2023
United gjatë verës synon transferimin e Victor Osimhen
Uran Krasniqi/RTKLive
Manchester United raportohet se është i gatshëm të paguajë 107 milionë funte për të blerë sulmuesin e Napolit, Victor Osimhen.
Burime të shumta në Itali pretendojnë se United është gati të luftojë me Chelsean me shpenzime të mëdha për të nënshkruar me nigerianin gjatë verës.
Njëzet e katër vjeçari ka shënuar gjashtëmbëdhjetë gola në shtatëmbëdhjetë paraqitje në Serie A këtë sezon, teksa skuadra e Luciano Spallettit marshon drejt titullit.