Golden State festoi në Oklahoma
Sport

Golden State festoi në Oklahoma

B.H./RTKlive

Mbrëmja e kaluar në NBA kaloi në shenjë të Klay Thompson të Golden State dhe Cam Thomas të Brooklyn. Të dy shënuan mbi 40 pikë.

Kampioni aktual, Golden State festoi në duelin me Oklahoman, me shifrat 141:114. Thompson realizoi 12 trepikësh nga 16 tentime, duke e përfunduar ndeshjen me 42 pikë. "Luftëtarët" i zgjidhën dilemat për fituesin në çerekun e tretë, të cilin e fituan me 44:26.

Brooklyn nuk arriti të mposhtë LA Clippers në shtëpi. Skuadra nga Los Angeles fitoi 124:116.

Cam Thomas, zgjedhja e 21-të në draftin e 2021-s, e përfundoi lojën me 47 pikë, por ato nuk mjaftuan për fitore. Te skuadra fituese u dalluan Paul George me 29 pikë dhe  Kawhi Leonard me 24 pikë.

Dallas fitoi për herë të parë këtë sezon pa Luka Doncic. Mavericks festuan në Utah me shifrat 124:111. Josh Green dhe Jaden Hardy shënuan secili nga 29 pikë dhe Tim Hardaway shtoi 19 pikë. Për Jazz  spikatën Jordan Clarkson me 26 pikë dhe Lauri Markkanen me 19 pikë dhe 7 kërcime.

Rezultatet

Rezultatet
Detroit - Boston 99:111
Washington - Cleveland 91:114
Brooklyn - LA Clippers 116:124
Chicago - San Antonio 128:104
Houston - Sacramento 120:140
Utah - Dallas 111:124
Golden State - Oklahoma 141:114
Portland - Milwaukee 108:127

 


MË SHUME NGA Sport