17:37 / 07.02.2023
Reali i Madrid-it drejt Marokut pa Benzema dhe Courtois
RTSH
Dhimbjet e gjurit në ndeshjen kundër Valnceia-s mund jenë diçka më shqetësuese për Karim Benzema.
Klubi i Real-it ka vendosur që të mos e grumbullojë për Kupën e Botës për Klube sulmuesin francez. Ky i fundit nuk ka udhëtuar me ekipin drejt Marokut, atje ku Real-in e presin egjiptianët e Al Ahly për të luajtur gjysëmfinalen e turneut në stadiumin “Moulay Abdallah”.
Një tjetër mungesë e rëndësishme e Real-it në këtë turne do të jetë edhe ajo e Thibaut Courtois. Portieri belg vuajti një dëmtim në nxemjen e ndeshjes mes Real-it dhe Majorkës këtë fundjavë. Koha ishte e shkurtër për stafin mjekësorë të klubit nga Madridi për rikuperimin e portierit. Në vend të tij pritet që të aktivizohet 23-vjeçari ukrainas, Lunin.