17:54 / 07.02.2023
Zanetti tregon se Inter ishte në bisedime me Messin
Uran Krasniqi/RTKLive
Lionel Messi ka zhvilluar bisedime me Interin për një transferim të mundshme te gjiganti italian pas largimit nga Barcelona, ka treguar Javier Zanetti.
Messi u largua nga Barcelona në 2021, duke zgjedhur të nënshkruajë me skuadrën e Ligue 1, Paris Saint-Germain.
Bashkëlojtari i dikurmë i Messit te Argjentina ka thënë se kishte një shans që fituesi i Botërorit të fundit t'i bashkohej klubit të njohur italian para se të zgjidhte PSG-në.
"U befasova kur u largua nga Barcelona. Realisht, ne nuk mund të konkurrojmë me klube si PSG apo të Premier Leagues, por për shkak të raportit tonë, ne folëm kur kishte një shans", ka thënë ai.
Messi ka fituar një titull në Ligue 1 me PSG-në.