Ibrahimovic kthehet në stërvitje, mund të paraqitet ndaj Torinos
Sport

Ibrahimovic kthehet në stërvitje, mund të paraqitet ndaj Torinos

Uran Krasniqi/RTKLive

Milan ka dhënë një lajm inkurajues përpara ndeshjes së vështirë të Torinos: Zlatan Ibrahimovic është kthyer në stërvitje.

"Rossonerët" ka kohë që nuk shkëlqejnë: janë eliminuar nga Coppa Italia, Supercoppa Italiana dhe kanë humbur rrugën për mbrojtjen e Scudettos. 

Dyzet e një vjeçari ka stërvitur pak javën e kaluar, por tani është integruar plotësisht në skuadër dhe ka gjasa të jetë pjesë e ekipit për ndeshjen e 10 shkurtit.

Sulmuesi suedez ka qenë jashtë fushës që nga maji i kaluar pasi iu nënshtrua një operacioni. 

Serinë A aktualisht e kryeson Napoli dhe Milan gjendet vetëm në pozitën e gjashtë në renditjen tabelare. 


MË SHUME NGA Sport