Al-Hilal në finale të Kupës së Botës për Klube pasi mposhti Flamengon
Sport

Al-Hilal në finale të Kupës së Botës për Klube pasi mposhti Flamengon

Uran Krasniqi/RTKLive

Al-Hilal SFC ka bërë histori duke u bërë skuadra e parë e Arabisë Saudite që arrin në finale të Kupës së Botës për Klube të FIFA-s. Kjo pas një fitore ndaj CR Flamengo në "Grand Stade de Tanger".

Ndeshja është mbyllur me rezultat 3-2. 

Salem Al-Dawsari ka shënuar dy penallti kundër kampionëve të Copa Libertadores, kurse golin tjetër e ka realizuar Vietto.

Të dy golat për brazilianët janë shënuar nga Pedro. 

Sauditët tash në finalen të shtunës në mbrëmje do të përballen me fituesin e ndeshjes Al Ahly SC - Real Madrid, ndërsa brazilainët do të luajnë në ndeshjen për vendin e tretë.

 

 


MË SHUME NGA Sport