City do të angazhojë një avokat që i kushton 10,000 funte në orë!
BKT
Sport

City do të angazhojë një avokat që i kushton 10,000 funte në orë!

B. H. / RTKlive

Manchester City do të sigurojë shërbimet e avokatit Lord Pennick, i cili do të përpiqet ta nxjerrë klubin anglez nga akuzat e Ligës Premiere për keqpërdorime financiare.

Një gjë të tillë e bën të ditur revista e specializuar “The Laywer”, duke theksuar se avokati të cilin e kërkon City i kërkon 10,000 funte në orë.

Liga Premiere e ka akuzuar Cityn për më shumë se 100 shkelje financiare pas një hetimi katërvjeçar dhe për këtë ata mund të ndëshkohen me pikë, përjashtim nga liga dhe heqje të titujve për një periudhë 10-vjeçare (2011-2021). Seanca e parë do të zhvillohet para një komisioni të formuar në mënyrë të pavarur, për të cilin ende nuk ka një afat dhe të gjitha çështjet do të jenë konfidenciale. Pra nuk do të ketë detaje të shkeljeve në opinion.