11:53 / 08.02.2023
Premier League rikthehet me sfidën Manchester United-Leeds United
F.Bytyqi/RTKLive
Premier League rikthehet sonte me superndeshjen Manchester United-Leeds United.
‘Djajtë e Kuq’ përballen me Leeds në kuadër të javës së 21 në elitën e futbollit anglez.
Skuadra e Ten Hag është duke kaluar në një formë mjaft të mirë, andaj edhe në ballafaqim me Leeds kërkon rezultat pozitiv.
United aktualisht ndodhet në vendin e tretë me 42 pikë, derisa Leeds United ndodhet në vendin e 17të me 18 pikë.
Ndeshja Manchester United-Leeds nis në orën 21:00.























