FC Prishtina: Lamtumirë Çiro!
BKT
Sport

FC Prishtina: Lamtumirë Çiro!

F.Bytyqi/RTKLive

Vdekja e trajnerit të njohur kroat, Mirosllav Qiro Bllazheviq ka prekur edhe komunitetin e futbollit në Kosovë, pasi ai e drejtoi Prishtinën në elitën e futbollit të ish-Jugosllavisë.

Trajneri i mirënjohur kroat, Miroslav Blazheviq ka ndërruar jetë të martën.

Blazheviq i njohur si Çiro ka qenë trajner i Prishtinës në vitet 1985/86 në ish-ligën federative të ish-Jugosllavisë.

“Ai erdhi te Prishtina si shpëtimtar dhe si i tillë u largua derisa e drejtoi gjeneratën e artë të Prishtinës. Blazheviq e drejtoi me shumë pasion e dashuri Prishtinën në vitet e vështira të popullit tonë nën okupim duke u dhënë zemër e bashkuar të gjithë shqiptarët përreth klubit dhe stadiumit të qytetit. Emri i tij tashmë është shkruar më shkronja të arta në klubin tonë. Blazheviq në karrierën e tij ka drejtuar me shumë sukses edhe Kombëtaren e Kroacisë në Kupën e Botës në vitin 1998 ku e zuri vendin e tretë. Në vitin 1982, Blazheviq i solli Dinamos titullin e kampionit të Jugosllavisë pas 24 vitesh pritje. Si trajner ka punuar edhe në Zvicër, Francë, Greqi, Slloveni, Bosnje e Hercegovinë, Kinë e Iran. Bllazheviq ishte i diagnostifikuar me kancer në prostatë në vitin 2011. Ai vdiq dy ditë para ditëlindjes së tij të 88-të”, thuhet në njoftimin e FC Prishtinës.