13:28 / 08.02.2023
Tedesco përzgjedhës i ri i Belgjikës
B. H. / RTKlive
Domenico Tedesco është emëruar përzgjedhës i ri i Kombëtares së Belgjikës, ka njoftuar federata e këtij vendi.
Ai në këtë pozitë e pason Roberto Martinezin, i cili u shkarkua pas një paraqitje zhgënjyese në Kupën e Botës “Katar 2022”.
Tedesco drejtoi skuadrën gjermane Schalke nga 2017 deri më 2019 dhe më pas mori drejtimin e Spartak Moskës nga 2019 deri më 2021, përpara se të merrte rikthehej në Gjermani për të marrë drejtimin e Leipzig në dhjetor të vitit 2021.
Ai me skuadrën gjermane arriti në gjysmëfinalet e Europa League, por u shkarkua në fillim të sezonit pasues 2022/23.























