16:08 / 08.02.2023
Silva drejt Arabisë Saudite
F.Bytyqi/RTKLive
Spanjolli David Silva mund të jetë lojtari i radhës që mund të transferohet në Arabinë Saudite.
Veteranin e Real Sociedad, David Silva, sipas medieve iberike, mund të bëhet pjesë e futbollit saudite, edhe pse nuk është bërë i ditur emri i klubit që është i interesuar për Silvan.
Spanjolli në fund të këtij sezoni, e mbyll kontratën me Real Sociedad, dhe duket se ardhmja e tij, do të jetë larg Spanjës.
37-vjeçari kërkohet edhe nga Athetic Bilbao, por, siç raportohet, lojtari është duke i pritur ofertat që vijnë në adresë të tij.
Kujtojmë së Silva një vit më parë iu bashkua Sociedadit nga Manchester City.























