A do të jetë Enrique pasues i Potter të Chelsea?
F.Bytyqi/RTKLive
Trajneri spanjoll, Luis Enrique raportohet se shumë shpejtë mund t’i kthehet punës.
Enrique, i cili u shkarkua nga kreu i bankinës së Kombëtares së Spanjës, pas përfundimit të Kupës së Botës ‘Katar 2022’, kërkohet nga klubi i madh i Premier Leagues, Chelsea.
Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, klubi londinez po studion mundësinë që të afrojë trajnerin spanjoll Luis Enrique.
Enrique ka pranuar disa herë se dëshiron të nisë nga puna në drejtimin e një klubi të madh, por jo duke marrë një ekip në mes të sezonit, por në fillimin e tij.
Për këtë arsye, te Chelsea po mendojnë t’ia besojnë atij drejtimin e skuadrës sezonin e ri, duke larguar trajnerin aktual Graham Potter. Ky i fundit nuk po bind klubin dhe tifozët e Chelseas, që është jashtë zonës së Champions League në kampionat.























