Ancelotti shpreson se Benzema do të paraqitet në finalen e Botërorit
BKT
Sport

Ancelotti shpreson se Benzema do të paraqitet në finalen e Botërorit

Uran Krasniqi/RTKLive

Karim Benzema mund të jetë i aftë për të luajtur në finalen e Kupës së Botës për Klube. 

Fituesi i vitit të kaluar i Topit të Artë nuk ka udhëtuar në Marok pasi kishte pësuar një lëndim. 

Carlo Ancelotti shpreson se Karim Benzema do të jetë i aftë për të luajtur. 

“Karim po ecën shumë mirë dhe ka më shumë dyshime për Militao. Ata do të stërviten të premten dhe më pas do të shohim. Carvajal kishte ethe dhe Asensio kishte mbingarkesë. Mendoj se do të jetë gati për të shtunën”, ka thënë trajneri italian.

Evropianët do të ndeshen në finale me skuadren e Arabisë Saudite, Al-Hilal, e cila mposhti kampionët e Copa Libertadores, klubin brazilian, Flamengo.