Conte drejt rikthimit në punë pas problemeve shëndetësore
BKT
Sport

Conte drejt rikthimit në punë pas problemeve shëndetësore

Uran Krasniqi/RTKLive

Antonio Conte i është rikthyer punës te Tottenham pas nënshtrimit të një operacioni javën e kaluar.

Pesëdhjetë e tre vjeçari është kthyer tashmë nga Italia në Angli dhe të enjten ka mbikëqyrur stërvitjen para se skuadra të udhëtojë në Leicester në fundjavë.

Conte humbi ndeshjen ku Tottenham arriti fitore 1-0 në Premier League ndaj Manchester Cityt fundjavën e kaluar, ku atë ndeshje rol protagonisti kishte ndihmësi Cristian Stellini.

Sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar, procedura që i është nënshtruar Conte mund të marrë afërsisht një muaj për t'u rikthyer në aktivitetet normale.

Tottenham aktualisht është në vendin e pestë në Premier League, që kryesohet nga Arsenal.