13:21 / 11.02.2023
Silva mbetet te Chelsea
Uran Krasniqi/RTKLive
Pavarësisht shpenzimeve mbi 500 milionë funte për lojtarë të rinj këtë sezon, Thiago Silva ka mbetur i rëndësishëm për mbrojtjen e Chelseas.
Ai ka nënshkruar të qëndrojë në Angli deri në fund të sezonit 2023/2024.
"Kur firmosa kontratën time të parë këtu, ishte për të bërë vetëm një vit. Tani është viti i katërt. Nuk mund ta imagjinoja këtë, por vërtetë është një moment shumë i veçantë për mua që të nënshkruaj dhe të qëndroj në Chelsea", ka thënë braziliani. “Sinqerisht jam shumë i lumtur që vazhdoj karrierën time me Chelsean”.
Silva i ishte bashkuar Chelseas në vitin 2020 nga Paris Saint-Germain.























