Real Madrid shpallet kampion botëror i klubeve
BKT
Sport

Real Madrid shpallet kampion botëror i klubeve

Uran Krasniqi/RTKLive

Real Madrid është kampion botëror i klubeve. Këtë titull e ka fituar të shtunën, kur në Marok ka mposhtur klubin arab Al Hilal 

Në stadiumin "Prince Moulay Abdellah" janë shënuar gjithsejt tetë gola dhe rezultati në fund ka qenë 5-3 për klubin spanjoll. 
Qysh në fillim madrilenët kanë dhënë shenja për mënyrën se si mund të shkojë ndeshja, kur Vinicius Junior ka shënuar në minutën e 13-të. Pastaj Federico Valverde ka dyfishuar epersinë në minutën e 18-të. 
Arabët e kanë ngushtuar rezultatin me Marega në minutën e 26-të. Me këtë rezultat skuadrat kanë shkuar në pushim. 
Në pjesën e dytë skuadra e Ancelotit nuk ka ndalur golat. Benzema ka realizuar golin e tretë në minutën e 54-të. Vietto ka arritur ta ngushtojë edhe një herë epërsinë në minutën e 63-të, por pastaj Valverde (58') dhe Junior (69') kanë realizuar edhe nga një duke ngritur numrin në pesë.
Krejt çfarë ka bërë klubi saudit ka qenë shënimi edhe i një goli përmes Vietto në minutën e 79-të.

Kjo ishte hera e pestë që Real madrid e fiton këtë garë. 

Në ndeshjen tjetër për vendin e tretë Flamengo ka fituar ndaj Al Ahly me rezultat 4-2.