Kross thotë se s`është lehtë në Botërorin e klubeve
BKT
Sport

Kross thotë se s`është lehtë në Botërorin e klubeve

Uran Krasniqi/RTKLive

Futbollisti i Real Madridit, Toni Kroos, ka thënë se në Botërorin e klubeve mund të mos ketë ekipe me shumë cilësi si në Champions League, por aty skuadrat luajnë ndeshjet e jetës. 

Klubi spanoll ka mposhtur atë saudit, Al Hilal dhe gjermani tashmë është dikush që paraqitur në të pesë triumfet e Real Madridit në këtë garë. Ai ka kujtuar se nuk ka qenë rruga e lehtë për deri tek Botërori i klubeve. "Për të arritur këtu ju duhet të fitoni Ligën e Kampionëve dhe kjo është ajo që ne do të përpiqemi të bëjmë përsëri, megjithëse është e vështirë. Rruga është shumë e gjatë. Gjithashtu kur e kujton se si vuajtëm në Champions League në ndeshjet me eliminim direkt dhe në finale, arritja këtu është një çmim", është shprehur ai. “Këtu rivalët mund të mos kenë cilësinë e Champions League, por është loja e jetës së tyre dhe ju duhet të luani një lojë serioze”.