KF Trepça `89 ia dedikon Erion Kajtazit fitoren ndaj Dritës
BKT
Sport

KF Trepça `89 ia dedikon Erion Kajtazit fitoren ndaj Dritës

Uran Krasniqi/RTKLive

KF Trepça `89 ia ka dedikuar Erion Kajtazit fitoren e sotme kundër Dritës.

"Gjithmonë në zemrat tona, Eri. Sot djelmoshat tanë luftuan me zemër dhe treguan karakter të madh ku në fund u shpërblyem me tri pikë. Fitorja e sotme i dedikohet diamantit tonë, Erion Kajtazi", ka shkruar klubi mitrovicas pas ndeshjes. 

Në Mitrovicë ku ndeshja filloi me nderime për futbollistin e ndjerë, me ç'rast klubi edhe zyrtarisht ka pensionuar numrin 15-të që e barte ish-futbollisti i ri, nuk ka pasur shumë gola. Ndeshja është mbyllur 1-0 për vendasit. Golin e vetëm e ka shënuar futbollisti Armend Gashi, në minutën e 12-të.

Kajtazi vdiq vitin e kaluar kur ishte duke u zhvilluar ndeshja e të rinjve mes A&N dhe Trepçës’89.