Mbappe stërvitet dhe bën të shpresohet se do të jetë kundër Bayern Munich
BKT
Sport

Mbappe stërvitet dhe bën të shpresohet se do të jetë kundër Bayern Munich

Uran Krasniqi/RTKLive

Kylian Mbappe ka marrë pjesë në stërvitjen e Paris St Germain të dielën. Kësosoji janë rritur shpresat se sulmuesi mund të luajë në ndeshjen e parë të 1/16 të Ligës së Kampionëve të së martës kundër Bayern Munichut në "Parc des Princes".

"L'Equipe" ka raportuar se Mbappe ani se ka marrë pjesë në seancë ai nuk ka qëndruar me skuadrën gjatë gjithë kohës. 

Mbappe u lëndua më 1 shkurt dhe PSG kishte thënë se ai do të mungonte për tri javë.

Trajneri Christophe Galtier një ditë më herët ka thënë se do ta shihte situatën e futbollistit dhe nuk do të rrezikonte me të. 

PSG në kohët e fundit ka qenë në formë të dobët.