Barcelona mposht edhe Villarealin, ‘blindon’ kreun
BKT
Sport

Barcelona mposht edhe Villarealin, ‘blindon’ kreun

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Barcelona ka arkëtuar edhe tri pikë tejet të rëndësishme në garën për titull të kampionit në La Liga.

Katalonasit kanë vazhduar serinë pozitive në elitën spanjolle, duke mundur në udhëtim Villarealin, me rezultat 0-1, sonte në kuadër të La Ligës.

Pedri pas 18-të minutave lojë zhbllokojë ndeshjen duke kaluar Barcelonën në epërsi prej 0-1, rezultat më të cilin edhe u mbyll ndeshjes, edhe pse të dy skuadrat patën edhe disa raste të mira për gola.

Madje, nikoqirët në finish të ndeshjes ia dolën që të gjejnë rrugën e golit, por ky gol u anulua për shkak të pozitës jashtë lojës.

Pas kësaj fitore, Barcelona foron kreun e tabelës me 56 pikë, 11-të më shumë së Real Madridi, kjo e fundit ka një ndeshje me pak, kurse, Villareali renditet e teta me 31 pikë të tubuara.