Kessie rikthehet në Serie A, por jo të Milani
BKT
Sport

Kessie rikthehet në Serie A, por jo të Milani

F.Bytyqi/RTKLive

Franck Kessie raportohet se sërish mund të rikthehet në Itali.

Kessi, i cili një vit më parë iu bashkua Barcelonës nga AC Milan, duket se do të rikthehet në Serie A, por kësaj radhë jo tek ‘Rossonerët’.

“Gazzetta dello Sport” shkruan se mesfushori mund t’i bashkohet gjatë verës skuadrës së Interit. Kessie është i pakënaqur te Barcelona dhe dëshiron rikthimin sa më të shpejtë në Seria A.

“Zikaltërit” po shqyrtojnë opsionet e huazimit për sezonin e ardhshëm, por lojtari duhet të ulë pagën e tij aktuale prej 7 milionë euro, në mënyrë që klubi italian të mund ta përballojë.