PSG rivalizon Barcelonën për asin e Cityt
BKT
Sport

PSG rivalizon Barcelonën për asin e Cityt

F.Bytyqi/RTKLive

Prej kohësh kërkohet nga Barcelona, por tashmë në garë për yllin e Manchester Cityt, Bernardo Silvan, ka hyrë edhe PSG-ja.

Sipas ‘Le 10 Sport’, kampionët në fuqi të Francës, janë të vendosur të hynë në garë më gjithë ‘arsenalin’ e tyre për transferimin e asit portugez.

Reprezentuesi portugez është një nga prioritetet e drejtorit sportiv të PSG-së, Luis Campos.

Kontrata aktual e Silvas me Cityn është deri në vitin 2025, por siç raportohet, lojtari ka shans të mirë të largohet nga skuadra e Pep Guardiolës verën që vjen dhe parisienët janë të gatshëm të bëjnë çmos që lojtarin të transferojnë në Paris.

Silva është një nga pikat kryesor tek ‘Qytetarët’.