20:51 / 13.02.2023
De Sciglio largohet nga Juve, i bashkohet Interit
F.Bytyqi/RTKLive
Mbrojtësi italian Mattia De Sciglio raportohet se ka vendosur të largohet nga Juventusi.
De Sciglio gjatë verës që vjen pritet të largohet nga Torino, por jo edhe e nga Italia.
Lojtari sipas medieve italiane, do t’i bashkohet rivalëve të Juventusit, Interit.
“Mbrojtësi i Juventusit, Mattia De Sciglio, ka vendosur që të largohet nga Zonja e Vjetër në verë dhe t’i bashkohet Interit”, shkruan ‘CalcioMercato’.
Ndryshe, siç raportohet, lojtari është duke e monitoruar edhe nga disa klube tjera.























