Capello godet Zaniolo-n dhe Leao-n: Mendojnë vetëm për kontrata
BKT
Sport

Capello godet Zaniolo-n dhe Leao-n: Mendojnë vetëm për kontrata

RTSH

Ai ishte trajneri i fundit që fitoi një titull në Romë, dhe në Milano e kujtojnë atë si një nga trajnerët më të suksesshëm në historinë e kuqezinjve.

Mendimi i ish-trajnerit të Real Madridit ndryshon gjithmonë ekuilibrat. Fabio Capello rikthehet për të folur duke dhënë një panoramë të kampionatit italian.

"Unë shoh një Napoli të bindur, me forcë dhe cilësi”, nënvizoi ai.

“Më në fund pashë një ndeshje të Champions League: Lazio-Atalanta. Duhet të luajmë në ato nivele , me konkurrencë, shpejtësi dhe teknikë me arbitrat që duhet ta lëshojnë. Shikuesit duhet të mësohen me arbitrimin e lënë të shkojë, ndoshta me trajnerë që luajnë më pak me topin që kalon nga portieri”.

Goditje për Zaniolo dhe Leao - "Leao është gjithmonë një fenomen. Nuk është ai i vitit të kaluar, të gjithë e shohin, por ai është një lojtar thelbësor për Milanin. Ndoshta si Zaniolo ai është i keq-këshilluar. Largimi nga skuadra nuk do ta ndihmonte, do ta trishtonte më shumë. Duhet të luajë dhe të ketë mbështetjen e shokëve të skuadrës. Ka probleme ekonomike që lidhen me rinovimin e kontratës, por tek Milani, ai dhe Hernandez kanë diçka më shumë”.