22:49 / 13.02.2023
‘Heshtin’ rrjetat në sfidën Sampdoria-Inter
F.Bytyqi/RTKLive
Interi nuk ka mundur të marrë më shumë së një barazim pa gola në udhëtim tek Sampdoria.
Sampdoria dhe Inter luajtë pa gola sonte në kuadër të javës së 22-të në elitën e futbollit italian.
Pikët nga ky duel ishin tejet të rëndësishme për të dy skuadrat pasi që nikoqirët ndodhen në zonën e rrezikshme të tabelës, derisa Interi pas këtij barazimi bën edhe një hap flas në garën për titull të kampionit.
Futbollistët e të dy skuadrave krijuan disa raste për gola, megjithatë, pas 90-të minutave rrjetat ‘heshtën’.
Sampdoria mbetet në kuotën e 11-të pikëve në vendin e parafundit të tabelës, kurse, Interi është e dyta me 44 sosh, 15 me pak se lideri i tabelës, Napoli i Amir Rrahmanit.























