Osimhen, objektiv numër një i klubit të madh anglez
BKT
Sport

Osimhen, objektiv numër një i klubit të madh anglez

F.Bytyqi/RTKLive

Nuk është vetëm Manchester United, që po këmbëngul për transferimin e sulmuesit të Napolit, Victor Osimhen.

Chelsea sipas medieve britanike, është futur në garë për asin e ‘napolitanëve’, i cili është duke bërë një sezon të madh me skuadrën italiane.

‘Blutë’ e Londrës verën që vjen pritet të bëjnë një garë të ashpër me ‘Djajtë e Kuq’ për blerjen e sulmuesit nigerian.

Madje, siç raportohet, Osimhen tashmë është objektiv numër një i Chelseas në afatin kalimtar të kësaj verë.

“Sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen është objektivi numër një i Chelseas”, shkruajnë mediat në ishull.