19:00 / 14.02.2023
Ancelotti, trajner i Brazilit? Kjo është përgjigja e italianit
F.Bytyqi/RTKLive
Carlo Ancelotti sipas medieve të huaja, është emri më i përfolur për të marrë drejtimin e Kombëtares së Brazilit.
Brazili është në kërkim të trajnerit të ri pas largimit të Tite. Ancelotti, i cili drejton Real Madridin, duke folur për mediet spanjolle, e ka përjashtuar mundësinë për të marr ‘timonin’ e Brazilit.
"Lojtarët brazilian të Realit bëjnë shaka me mua për këtë temë, por mbeten vetëm shaka”, ka thënë ai.
“Realiteti është se unë kam kontratë me Realin deri në vitin 2024", theksoi Ancelotti.























