19:58 / 14.02.2023
Milan-Tottenham, ja formacionet zyrtare
F.Bytyqi/RTKLive
Milan-Tottenham është një tjetër duel i zjarrtë që do të luhet sonte në kuadër të 1-8 së finales të Ligës së Kampionëve.
Kampionët në fuqi të Italisë dhe ‘Spurs’do të sprovojnë forcat në ‘San Siro’ e stërmbushur, në një duel që pritet të jetë dramatik.
Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare të dy skuadrave:
Milan: Tatarusanu, Thiaw, Kalulu, Kjaer, Hernandez, Saelemaekers, Kruniq, Tonali, Brahim Diaz, Leao, Giroud.
Tottenham Hotspur: Forstar, Lenglet, Dier, Romero, Emerson, Sarr, Skipp, Son, Perishiq, Kulusevski, Kane.
Sfida Milan-Tottenham nis në orën 21:00.























