22:00 / 14.02.2023
Potter: Mezi presim të luajmë para 80 mijë tifozëve
F.Bytyqi/RTKLive
Borussia Dortmund-Chelsea, është një tjetër ndeshjes e 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve, duel ky që luhet nesër mbrëma në Dortmund.
Trajneri i Chelseat, Graham Potter në prag të duelit me ‘milionerët’ e Gjermanisë, në një konferencën për media, ka thënë së do të jetë një ndeshje e madh që do të luhet para 80 mijë tifozëve. Ai thekson se mezi po e pret këtë duel.
“Do të jetë një provë e shkëlqyer kundër një klubi fantastik para 80 mijë tifozëve”, ka thënë ai.
“Një rast i mrekullueshëm, mezi presim të futemi në fushë. Jam shumë i emocionuar dhe e kuptojmë rëndësinë e ndeshjes”, ka theksuar Potter.
Ndeshja mes Dortmundit dhe Chelseas luhet nesër prej orës 21:00.























