Trajneri i Dortmundit mesazh Chelseas: Ne fitojmë
BKT
Sport

Trajneri i Dortmundit mesazh Chelseas: Ne fitojmë

F.Bytyqi/RTKLive

Borussia Dortmundit nesër mbrëma luan njërën ndër ndeshjet më të vështirë në Ligën e Kampionëve.

‘Milionerët’ e Gjermanisë para tifozëve të tyre, do të përballen me Chelsean në sfidën e parë të 1/8 së finales në garën më të madhe evropiane.

Trajneri i Dortmundit, Edin Terzic në prag të ndeshjes me londinezët, në konferencën për media, ka thënë se të besuarit e tij janë të formë të mirë, por sipas tij, ende jo në 100 përqind.

Ai thotë se skuadra e tij duhet të fitojë ndeshjen pasi që kanë përkrahjen e 80 mijë tifozëve.

“Ne jemi aktualisht në formë të shkëlqyer, por jo ende në 100%”, tha ai.

“Ne duhet të fitojmë nesër dhe gjithçka mund të bëhet më e lehtë me 80,000 njerëz që na mbështesin”, theksoi Terzic.

Ndeshja Dortmund-Chelsea fillon në orën 21:00.