Kupa e Botës për Klube me 32 ekipe, FIFA cakton 12 vende për Evropën
RTSH
Këshilli i FIFA-s përcaktoi sot modalitetet e pjesëmarrjes, konkretisht shpërndarjen e vendeve të konfederatave të ndryshme kontinentale, të Kupës së Botës për Klube që në vitin 2025 do të luhet nga 32 skuadra në një vend që ende nuk është përcaktuar.
Datat janë qershor-korrik, pra si ato të Kupës së Botës për ekipet kombëtare, ndërsa vendet do të caktohen si më poshtë, sipas asaj që raporton FIFA: 4 në konfederatën afrikane, 4 në Azi, 4 në Concacaf, 1 në Oqeani, 6 në Conmebol të Amerikës së Jugut, 12 në Evropë dhe një në federatën kombëtare të vendit pritës, për një total prej 32 skuadrash.
Mbetet ende për t'u kuptuar se si do të zgjidhen pjesëmarrësit e ndryshëm. Nëse wild card do t'u jepen klubeve më prestigjioze, apo nëse do të mbështeten në rezultatet në gara të ndryshme ndërkombëtare.
Formula duhet të jetë e zakonshme: 8 grupe me 4 skuadra dhe më pas eliminimi direkt duke filluar nga 1/16-ta. Gjithashtu sot, Këshilli i FIFA-s miratoi raportin vjetor 2022, i cili nxjerr në pah të ardhurat rekord të federatës ndërkombëtare prej 7.6 miliardë dollarësh gjatë ciklit 2019-2022 dhe 11 miliardë dollarët që pritet të fitohen gjatë periudhës 2023-2026.
Vendi për Botërorin e ardhshëm të Klubeve është përcaktuar gjithashtu, ende me formatin me shtatë skuadra të përdorur deri më tani, i cili do të luhet në Arabinë Saudite nga 12 deri më 22 dhjetor 2023.























