Mbappe sërish me deklarata “thumbuese” për Neymar-in
BKT
Sport

Mbappe sërish me deklarata “thumbuese” për Neymar-in

RTSH

Në deklaratat e pas takimit mes PSG-së dhe Bayern-it, ylli francez i vendasve nuk ka shmangur fjalët “thumbuese” për kolegun e repartit, Neymar Junior. Mediat britanike kanë interpretuar disa fjalë të thëna nga i riu si “sinjale” të qarta të “luftës” që ekziston në Paris mes yjeve të PSG-së. 

“Do të shkojmë në Mynih për tu kualifikuar. Kemi punuar natë e ditë për këtë moment. Lojtarët tanë duhet të gëzojnë shëndet të plotë për takimin e kthimit. Secili prej nesh duhet të ushqehet dhe të pushojë natën mirë. Ne e dime se Bayern nuk ndihet komod nëse ne e sulmojmë”, tha Mbappe për mikrofonët e “Canal+” pas duelit.

Fjalët “secili prej nesh duhet të ushqehet dhe të pushojë natën mirë”, janë interpretuar nga mediat britanike si një sinjal i qartë që i jep Mbappe shokut të vet të skuadrës, Neymar Junior, të cilin e konsideron si joprofesionist.