Xavi vlerëson trajnerin ten Hag të Unitedit dhe Rashfordin
BKT
Sport

Xavi vlerëson trajnerin ten Hag të Unitedit dhe Rashfordin

Uran Krasniqi / RTKLive

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka vlerësuar trajnerin e Manchester United, Erik ten Hag si dhe futbollistin Marcus Rashford. 

Dy skuadrat pritet të ndeshen në kuadër të 1/8 të finales në Europa League. 

“Ten Hag është një trajner i madh”, ka thënë Xavi. “Kthimi i Man United nuk ishte i lehtë dhe ai po e bën atë. Ata janë një kundërshtar shumë i vështirë nesër dhe ai është një trajner shumë interesant për mua. Dy skuadrat po arrijnë në momentin e tyre më të mirë të formës në sezon". 

Ai ka folur edhe për një futbollist të veçantë të Unitedit. 

“Ne duhet të kujdesemi për të gjithë ata, por Rashford është shumë i shpejtë, ka driblime shumë të mira dhe është një nga lojtarët më të rrezikshëm në Evropë", ka thënë Xavi.