‘L’Equipe’ ngel ‘në klasë’ Messi-n dhe Neymar-in
RTSH
Gazeta franceze “L`Equipe”, e njohur për profesionalizëm të lartë në fushën e sportit, nuk është kursyer me notat e vendosura për performancën në fushë të lojtarëve të PSG në takimin e luajtur mbrëmë në Paris.
Yjet e klubit, pas humbjes me Bayern-in, u afruan pranë tifozëve për tu kërkuar falje për disfatën e radhës, por ky gjest nuk ka ndikuar në vlerësimet e bëra nga “L'Equipe” një ditë më pas.
Me Kylian Mbappe, i cili nisi takimin nga pankina për shkak dëmtimi, shpresa e vetme e PSG -së ishte në dyshen e sulmit të formuar nga Lionel Messi dhe Neymar. Por për specialistët e gazetës performnca e tyre nuk ishte e denjë dhe secili u vlerësua me notën 3 (nga 10, e cila është maksimalja).
Ndërkohë që nga ana tjetër gazeta ka vlerësuar paraqitjen e mbrojtësit francez të Bayern, Upamecano. Ky i fundit rezulton të jetë lojtari i ndeshjes me notën 8. “L'Equipe” shpjegon se edhe partneri i tij De Ligt u paraqit mirë, por “dënohet” me një 6 në vlerësim për shkak se në disa “raste kreu disa faulle të panevojshëm”.
Për Bayern, “L'Equipe” kishte nota pozitive edhe për Kimmich apo Coman. Mesfushori gjerman, i cili u vlerësua më notën 7, “L'Equipe” shkruan se “është lojtari total”.























