17:47 / 15.02.2023
Cila do të jetë e ardhmja e Ramos-it?
F.Bytyqi/RTKLive
E ardhmja e mbrojtësit spanjoll Sergio Ramos të PSG-ja është në dyshim.
Sipas gazetarit italian Fabrizio Romano, ish-asi i Real Madridit ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.
Kontrata e Ramosit me kampionët në fuqi të Francës, mbaron në fund të këtij sezoni, dhe ka shumë spekulime se ai do të largohet nga Parisi.
Sipas gazetarit Romano, mbrojtësi spanjoll vetëm gjatë verës që vjen do të vendos për të ardhmen e tij.
Ramos është i lidhur me transferimin në Amerikë.























