19:24 / 15.02.2023
Skautët e Liverpool-it të impresionuar me yllin e Sportingut
F.Bytyqi/RTKLive
Liverpool raportohet se ka dërguar skautët për të parë nga afër mbrojtësin e Sportingut, Goncalo Inacio, raporton gazeta portugeze ‘Correio da Manha’.
21 vjeçari ishte pjesë e Sportingut në duel me Porton, ndeshje kjo e zhvilluar të dielën që lamë prapa.
Pavarësisht humbjes së Sportingut (1-2), thuhet se skautët e ‘The Reds’ kanë qenë të i impresionuar nga paraqitje e Inacio.
Klubi nga ‘Anfield’ tashmë është duke u përgatitur që të hedhet në sulm për mbrojtësin e Sportigut, klauzola e të cilit kap shifrën 40 milionë funte.
Ndryshe, lojtari po monitorohet edhe nga disa klube tjera evropiane.























