Arsenal-City, formacionet zyrtarë të kryederbit anglez
BKT
Sport

Arsenal-City, formacionet zyrtarë të kryederbit anglez

F.Bytyqi/RTKLive

Arsenal dhe Manchester City do të përballen sonte në ‘Emiratës’ në njërën nga sfidat kryesore të këtij sezoni në Premier League.

I pari dhe i dyti sprovojnë forcat në ndeshjen e mbetur të javës së 12-të, në një duel tejet të rëndësishëm në garën për kreun e tabelës.

Dy skuadrat që janë në luftë direkt për titull të kampionit këtë edicion, do të paraqiten me 11-shet më të mira që kanë në dispozicion.

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka si zakonisht do të startojë nga minuta e parë për “Topçinjtë”.

Aktualisht Arsenali kryeson tabelën në elitën angleze me 51 pikë, tri pikë më shumë së City në vendin e dytë, por që ka një ndeshje më shumë të luajtur.

Ndeshja Arsenali-City nis në orën 20:30.

Formacionet zyrtare: