City shtang Arsenalin, ngjitët në krye të tabelës
F.Bytyqi/RTKLive
(E plotësuar) Mancheser City e ka mposhtur Arsenalin, me rezultat 1-3, sonte në ‘Emiratës’ në ndeshjen e mbetur të javës së 12-të në Premier League.
‘Qytetarët’ kanë bërë hapin e madh në garën për titull të kampionit, duke mundur rivalin direkt dhe tashmë skuadra e Pep Guardiolës ngjitët në krye të tabelës.
Përballja mes këtyre dy skuadrave të forta angleze, ka dhuruar një super-ndeshje, me aksion të mira dhe katër gola të shënuara.
De Bruyne (24’), zhbllokojë ndeshjen duke kaluar Cityn në epërsi prej 0-1, mirëpo, nikoqirët në finish të pjesës së parë përmes Saka (42. pen), barazuan shifrat në 1-1, rezultat më të cilën skuadrat shkuan në pushim.
Pjesëloja e dytë ka prodhuar sfidë edhe më dramatike. Skuadra mike e kontrolloi lojën mirë dhe ia doli që edhe dy herë të tund portën e londinezëve. Grealish (72), kalojë për herë të dytë Cityn në avantazh, derisa Haaland (82’), i dha goditjen e nokautit skuadrës së Mikel Artetës. Në radhët e Arsenalit titull ishte edhe mesfushori kosovar Granit Xhaka.
Pas kësaj fitore, City kryeson tabelën me 51 pikë, aq sa ka edhe Arsenali në pozitën e dytë.
Arsenal-City, ky është rezultati i pjesës së parë
(E plotësuar) Pjesa e parë e kryesfidës angleze ndërmjet Arsenalit dhe Manchester Cityt, është mbyllur me rezultat të barabartë 1-1.
‘Topçinjtë’ dhe ‘Qytetarët’ po luajnë në ‘Emiratës’ në një nga ndeshjet kryesore të këtij sezoni pasi që po përballen dy skuadrat kryesore në garën për titull të kampionit.
Kevin De Buyne pas 24 minutave lojë heshti ‘Emiratës’, duke kaluar në epërsi prej 0-1, të besuarit e Pep Guardiolës, ndërkaq, në finish të kësaj pjesëlojë, Saka (42’), barazoi shifrat në 1-1, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.
Pas pak nis pjesa e dytë.























