Rikthehet Europa League, spikat dueli Barcelona-Manchester United
BKT
Sport

Rikthehet Europa League, spikat dueli Barcelona-Manchester United

F.Bytyqi/RTKLive

Pas ndeshje të para  të1/8 së finaleve në Ligën e Kampionëve, sonte rikthehet në aksion Europa League, gara e dytë më e madhe për nga rëndësia në Evropë.

Sfida kryesore e natës së sontme luhet në ‘Camp Nou’, ku Barcelona sprovon forcat me gjigantin anglez, Manchester United, duel ky që pritet të sjell sfidë dramatike.

Ndeshja mes ‘Blaugranave’ dhe ‘Djajve të Kuq’ nis në orën 18:45.

Duele interesante parashikohen të luhen edhe në përballjet Juventus-Nantes dhe Sevilla-PSV.

Gjithsesi edhe ballafaqimet tjera pritet të jenë interesante pasi që tashmë kjo garë ka hyrë në fazën eliminuese.