Messi, zbulim i bujshëm për të ardhmen e tij, ‘dridhet’ PSG-ja
RTSH
Rinovimi i Leo Messit me Paris Saint Germain mbetet i mbuluar me mister. Marrëveshja, e paralajmëruar para Kupës së Botës, nuk duket të jetë aq e afërt në realitet.
Babai i kampionit argjentinas u takua me drejtuesit e PSG-së të mërkurën: një takim ballë për ballë që megjithatë nuk çoi në një marrëveshje përfundimtare.
Asnjë formular për rinovim, asnjë zgjatje e kontratës që skadon në qershor. Siç raporton L'Equipe, optimizmi i disa javëve më parë është zbehur.
Gazeta franceze thekson se Messi po ngec, duke u përpjekur të kuptojë propozimin e vërtetë të Interit në Miami, gati ta mbulojë me ar për ta dërguar të luajë në MLS.
Ndërkohë, një udhëtim i Jorge Messit (babai i futbollistit) po shkakton diskutime, duke ndezur thashethemet për të ardhmen e djalit të tij.
Messi seniori, pas takimit me drejtuesit e PSG-së, zbarkoi në Barcelonë. Arsyeja e udhëtimit të tij në Spanjë mbetet e mbuluar me mister.























