09:30 / 17.02.2023
Xavi thotë se në Angli shkojnë për kualifikimin
Uran Krasniqi/RTKLive
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, është shprehur i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij kundër një skuadre si Manchester United, e cila prej dhjetorit ka humbur vetëm një herë në gjashtëmbëdhjetë ndeshje të luajtura.
Barça dhe United barazuan të enjten në ndeshjen e parë të 1/8 të finales në Europa League.
"Ishte një ndeshje shumë e barabartë. Ne luajtëm mirë kundër një ekipi të madh", ka thënë Xavi. "'Old Trafford' tani do ta vendosë kualifikimin. Ne shkojmë në Mançester me synimin për të avancuar".
Ai ka kritikuar vendimin e gjyqtarit, i cili nuk dha një penallti pas një prekje të topit me dorë në minuat e fundit të takimit.























